Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëgjesit të sotëm në Itali.
Dy të rinj shqiptarë janë përplasur për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një vajzë 30 vjeçare.
Kliko per me shume info
Ka qenë ora 03:00 e mëngjesit të sotëm kur dy të rinj shqiptarë të identifikuar si Ergi S., 20 vjeç dhe Xhulio K., 21 vjeç sapo kishin dalë nga një diskotekë në zonën e Piaçenzas në Itali, kur janë përplasur për vdekje nga një makinë Renault Twingo.
Në timonin e makinës ishte një vajzë 30 vjeçe, që për motive ende të panjohura ka goditur me makinë e saj dy të rinjtë.
Për dy të rinjtë shqiptarë nuk ka pasur asnjë shpresë se mund të shpëtonin edhe pse ndërhyrja ka qenë e shpejtë.
Ndërsa makina bashkë me shoferen kanë përfunduar në një kanal në anë të rrugës.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti tragjik.


