Dje (28-maj) rreth orës 13 e 15 minuta, në Sektorin për punë të brendëshme Tetovë, është denoncuar se në Spitalin klinik të Tetovës, janë pranuar 18-vjeçari A.I. dhe një 17-vjeçar, të dy nga fshati Pirok i Tetovës, me lëndime prerje të cilat kanë qenë të shkaktuara me mjet të mprehtë, transmeton Gostivari Sot
Sipas tregimit të tyre, lëndimet i kanë marur në një përleshje fizike, me më shum personat tjerë të mitur,
e cila në ora 12 e 45 minuta, ka ndodhur në afërsi të udhëkryqit në mes të rrugëve ,,Boris Kidriç,, dhe
,,Bllagoja Toska,, në Tetovë, ku edhe është përdorur mjeti i mprehtë.
Është kryer inspektimi komplet, janë identifikuar të gjithë pjesmarësit në përleshje, ndërsa dy të lënduarit, pas dhënjes së ndihmës mjeksore, janë lëshuar për mjekim shtëpiak.
Meren masat për zbardhjen e plotë të rastit.


