Këtyre ditëve dolën nga shtypi dy libra nga dy shkrimtare nga Gërceci i Shkupit, libri i Eljasa Sali me titull ‘Novela Edukative’ si dhe shkrimtares tjetër të re Xhejlane Amiti me titull ‘ Përmbledhje e novelave’, shkruan Almakos.
Dy shkrimtarët nga Gërceci i Shkupit librat e tyre i kanë shkruar për t`u kuptuar shumë lehtë nga moshat e reja dhe përmirësuar gjendjen e tyre. Mesazhet e librave janë edukative, ndërsa vet shkrimtarët janë frymëzues për shumë të rinj në kohën e ekspansionit teknologjik dhe harresës së librit.
Eljasa Sali dhe Xheljane Amiti janë shndërruar në frymëzim për të rinjtë dhe të rejat tjera duke ecur në një rrugë e cila e ka të garantuar suksesin.
Gërceci i Shkupit historikisht ka prodhuar shkrimtar, dhe sic duket nga gjurma e parë e tyre, Eljasa Sali dhe Xheljane Amiti po duan të ecin gjurmëve të shkrimtarëve me emër./Almakos/