Komisari për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Hahn, pas komunikatës së lëshuar mbi rrjedhën e takimeve dhe bisedimet që ka zhvilluar në Shkup, në rrjetin social twitter ka shkruar dy statuse të shkurta, e që janë dhe porosit kryesore nga vizita e tij në Shkup, raporton SHENJA.
Në cicërimin e parë ai thotë: “Të gjithë liderët në vend, përfshirë edhe Presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit, dhe të respektojnë shumicën parlamentare”.
Ndërkaq në cicërimin e dytë ai thotë: “Ne e inkurajojmë presidentin që urgjentisht të rishikoj pozicionin e tij. Formimi i shpejtë i koalicionit të ri është mënyra e vetme për tu rikthyer drejt BE-së”, ka thënë Hahn.
Përndryshe komisari Johanes Hahn në Shkup ka qenë Ii shoqëruar edhe nga tre eurodeputetët Ivo Vajgëll, Knut Flenkeshtajn dhe Eduar Kukan. /SHENJA/

