Me 09.05.2021 në ora 14.30 nga zyrtarët policor nga SPB Shkup afër fshatit Stajkovci janë arrestuar Q.S.(38) dhe B.S.(42) dytë nga fshati Haraçin, pasi që gjatë kontrollit në veturën “nisan “ me targa nga Kumanova e drejtuar nga Q.S., ku bashkudhëtar ka qenë B.S. janë gjetur dhe konfiskuar dru për ngrohje pa leje, ndërsa dy personat nuk kanë pasur asnjë dokument identifikimi me veti, transmeton Almakos.
Në konsultim me policinë malore vetura është dërguar në Stacionin e Policisë në Gazi Babë, ndërsa dy personat janë arrestuar për procedurë të mëtutjeshme.
Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/