Dy persona nga Gostivari kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë komunikacioni që ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mavrovë–Dibër, kur vetura me të cilën udhëtonin ka rënë në lumin Radika.
Sipas informatave zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar më 02.01.2026 rreth orës 15:50 në SPB Gostivar. Automjeti i udhëtarëve i tipit “Volkswagen Bora”, me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë.
Si pasojë e aksidentit, jetën e kanë humbur A.F. dhe M.F. nga fshati Vidushë i Gostivarit.
Nga MPB bëjnë të ditur se, me urdhër të prokurorit publik, automjeti do të ndalohet në Stacionin Policor të Gostivarit për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa trupat e viktimave do të dërgohen për obduksion.
Autoritetet kompetente po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


