Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Arrestimi është bërë pas kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, ku janë gjetur materiale që lidhen me organizata terroriste.
“Më 01.05.2025 Policia e Kosovës, përmes drejtorisë kompetente në mbështetje të njësiteve relevante, në koordinim me Prokurorinë, kanë kontrolluar shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si prova materiale janë sekuestruar disa pajisje elektronike, flamuj me mbishkrime Arabe e që përdoren nga Organizata Terroriste. Dy të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartëcekur dhe pas intervistuar me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.