17 August 2018 / 21:27
Dy parashutistë të huaj kanë humbur jetën sot në Krushevë pasi kanë rënë nga lartësia në Meçkin Kamen. Njëri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri i cili u lëndua rëndë u dërgua në Spitalin e Prilepit ku edhe ndërroi jetë disa orë më vonë.
Natalia Spirova nga MPB tha për MIA-n se të dy parashutistët e aksidentuar janë shtetas të huaj, njëri nga Ukraina e tjetri nga Anglia.


