Me 1.03.2019 në ora 10.50 në Stacionin Policor në Berovë është lajmëruar se në vendin e quajtur “Kumbulla” në eterin e fshatit Rusinovo, Berovë, është shkaktuar një zjarr ku është kapur një pyll me pisha, transmeton Almakos.
Pas masave të ndërmarrja është konstatuar se ditën e njëjtë rreth orës 10.45 në vendin e përmendur, D.T.(31) dhe vëllai i tij I.T.(28), dytë nga fshati Smojmirovo, kanë ndezur një zjarr për zgarë dhe për shkak të frymës zjarri është shpërndarë.
Zjarri është shuar në tërësi në ora 14.30 nga ekipet e zjarrfikësve në Berovë.
Nga kryerja e kontrollit është konstatuar se janë djegur rreth tetë hektar barë i thatë.