Të enjten në ora 09.05 në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në vendin e quajtur “Uji i varur”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Dacia” me targa të Serbisë, e drejtuar nga V.I.(37) nga Serbia dhe veturës “Mercedes” me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.A.(43) nga Shkupi. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë të dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa pasagjeri nga mjeti “Mercedes”, B.M. nga Shkupi, ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Emergjente–Gostivar. Me autorizim të Prokurorit publik, ekipi i policisë së Gostivarit ka kryer kontroll në vend e aksidentit.P oashtu të enjten në ora 12:10 në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, afër pikës së karburantit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Seat” e drejtuar nga R.B.(32) nga Gostivari dhe veturës “Chevrolet, të drejtuar nga S.S.(63) nga Gostivari, të dy veturat me targa të regjistrimit të Gostivarit. Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë pasagjeri i mjetit Chevrolet, me iniciale E.Xh, ndërsa me lëndime trupore kanë kaluar dy drejtuesit dhe dy pasagjerët e tjerë. Me autorizim të Prokurorit publik, ekipi i policisë Gostivar ka kryer kontroll në vend e aksidentit./Koha.mk/
Data 23.03.2026
Aktuale
- Rroga në Maqedoni nuk mjafton për bukën, në Gjermani garanton standart jetësor
- Përfshihet nga flakët zona e quajtur “Pushimi i Shoferit” në Lushnjë, ja çfarë dyshohet
- KRRE publikon çmimoren e re, shtrenjtohet çmimi i naftë
- Tabaku: Investime të korruptuara dhe keqmenaxhuara! Ekonomia po kthehet në “gjueti shtrigash” ndaj punës, modeli aktual po godet klasën e mesme!
- Klekovski: Ka keqpërdorim të pushimit mjekësor në MPB
- Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi, kjo është arsyeja
- Çmimet e ushqimeve do të rriten ndjeshëm deri në fund të vitit?!
- Mickoski për Limanin dhe Fetain: Pas disa muajve do të kemi rikonstruim të qeverisë, do të flasim për këtë çështje


