Ministri i Ekonomisë, Besart Durmishi në emisionin Biznes21 në TV21, deklaroi se VLEN-i punon për të kthyer mërgimtarët në vend. Durmishi tha se qeveria po ndërmerr masa për ta parandaluar këtë dukuri.
“Ikjet nga vendi kanë filluar shumë më herët. Kemi masa për të gjithë personat e shpërngulur që duan të kthehen në vendin tonë dhe të investojnë. Ata do të marrin mbështetje financiare, ndërsa ata që nuk mund të gjejnë vende pune jashtë vendit mund të vijnë këtu dhe të investojnë në biznes. Në ligj ekziston mbështetje për investime për të gjithë njerëzit që janë jashtë vendit të paktën pesë vjet dhe duan të kthehen. Po ndërmarrim masa për të kthyer sa më shumë qytetarë”, tha Durmishi.


