Ditët e kaluara, nga 10 deri më 12 janar, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, realizoi vizita pune në Uashington të SHBA-së, ku mbajti disa takime pune me përfaqësues kryesorë të institucioneve shtetërore amerikane.
Temat që u diskutuan ishin lufta kundër krimit, mbështetja e Shteteve të Bashkuara në përmirësimin e kapaciteteve të hetimeve penale, lista e zezë e Shteteve të Bashkuara dhe pasojat e saj për personat e caktuar.
Mesazhet e ministrit Spasovski në të gjitha takimet janë se ne mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj partneritetit strategjik, luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe proceseve integruese./Lajmi i plotë.