Driton Sulejmani nga partia politike Alternativa ka komentuar taksën ekologjike të qeverisë së Zoran Zaevit, transmeton Almakos.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Prej momentit që Zaevi u bë kryeministër pas zgjedhjeve të 26 dhjetorit 2016 çmimet e derivateve të naftës ishin siç vijon: Eurosuper 95 – 67 den (tash 71 den); Eurosuper 98 – 69 den (tash 73 den); Eurodizel 53 den (tash 63 den); Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 42 den (tash 62.5); Mazuti – 28.8 den/kg (tash 37,1 den/kg). Gjatë këtyre viteve të qeverisjes se tij çmimi i benzinës u rrit për 4 den, i dizelit për 10 den, i vajit ekstra të lehtë për 20.5 den dhe i mazutit për 8.3 den. Ajo që vlen të përmendet dhe që është shqetësuese është rritja e çmimit të dizelit për 10 den për arsye se prekë shumicën e popullsisë(duke patur parasysh gjendjen e vështirë ekonomike të shumicës ata ngasin makina dizel). Kur kësaj i shtojmë edhe “taksën ekologjike” prej 3.5 den që po pritet ta kontrabandojë qeverija në parlament, bëhet barrë e papërballueshme për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Nga një taksë e tillë pritet rritje afatshkurte e çmimeve të përgjithshme për 0.3% kurse afatgjatë rritje deri në 0.9%. Pyetja që duhet ti parashtrohet qeverisë është: pse çdoherë që ju duhet të krijoni fonde e goditni xhepin e qytetarit? Pse për grumbullim të fondeve nuk shkurtoni nga zërat buxhetor mallra dhe shërbime dhe pse nuk po e “ndalni” pak dorën nëpër tendera, vetëm nga këto dy veprime do siguroheshin shumë më shumë se këto 50 miljonët që ju i keni parashikuar për ti grumbulluar edhe atë çuditërisht në vit zgjedhorë. A jeni në vete si qeveri kur bëni veprime të tilla ndaj një populli që e keni çorroditur, manipuluar, varfëruar gjatë gjithë kësaj kohe të pandemisë dhe ende pa filluar kthjellimin ju e goditni prap. Nëse dëshironi ta ndiqni BE – me taksa ekologjike të ju përkujtoj se rroga mesatare në BE është 2000 € kurse tek ne 460 €.
Për rritje të çmimit të derivateve të naftës jelekverdhët në Francë gati e dogjën qeverinë përmes protestave dhe ja arritën qëllimit, athua çfar do bëjmë ne që ndoshta jemi populli më i durueshëm në botë.
- Mos harroni se po planifikohet edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike.




