Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur propozimin për emërimin e Driton Sulejmanit në pozicionin e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Sulejmani, i cili vjen nga radhët e partisë Alternativa dhe aktualisht shërben si zëdhënës i koalicionit VLEN, është përzgjedhur për të marrë këtë përgjegjësi pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Lulzim Aliu. Ky i fundit, po ashtu pjesë e strukturave të Alternativës, u largua nga detyra pak kohë më parë duke deklaruar se vendimi i tij bazohej në arsye të natyrës personale.
Driton Sulejmani vjen nga qyteti i Kumanovës. Ai deri vitin e kaluar ishte këshilltar komunal i Alternativës në këshillin komunal të Kumanovës. (INA)


