20:23 | 10/10/2019

Ibrahim Dresheviq e ka cilësuar ndeshje të veçantë debutimin te Kosova në fitoren 1:0 kundër Gjibraltarit.
Dresheviq u paraqit për herë të parë në fanellën e Kosovës.
“Një ndeshje e veçantë për mua, e para, e kam pritur këtë”, ka deklaruar Ibrahim Dresheviq për SuperSport Kosovën, përcjell lajmi.net.
“Kemi mbajtur portën e paprekur, e vështirë të luhet kundër skuadrave të tilla, e rëndësishme që arritëm fitoren”./Lajmi.net/



