23 March
Prokuroria publike në press- konfernecësn e radhës prezanton lëndë të reja.
“Drejtoria për të hyra publike dhe Ministria e financave kanë lejuar ministritë dhe të tjerët që të punojnë në mënyrë joligjore duke ju mundësuar personave përfitime materiale. Në cilën mënyrë është bërë larja e parave në buxhetin e RM-së dhe si këto mjete kanë përfunduar në xhepat e funksionarëve të lartë të pushtetit. Ky është vetëm fillimi i këtyre hetimeve, më pas ky hetim do të zgjerohet. Inkurajoj të gjitha institucionet që të bashkëpunojnë me PSP-në. Këto hetime financiare janë komplekse, dhe nevojitet një periudhë e gjatë për të ardhur deri tek një vendim konkret”, deklaroi Katica Janeva, prokurore speciale.
Janeva ka kërkuar nga Kuvendi që të mundësoj vazhdimin e mandatit të PSP-së me qëllim që të mund t’i kryejnë të gjitha hetimet.
Prokuroja Fatime Fetai tha se janë hapur lëndë hetuese për katër persona.
“Hetimi i parë nën emrin “Tablla”, ka të bëj me një drejtor Rexho Rushit Zajazi, nga fshati Zajaz, i dyshuari si person zyrtar ka shfrytëzuar kompetencat dhe ka mundësuar të mira materiale për një person fizik, Bau Prof-Kiçevo, 200 mijë euro. Hetimi i dytë nën emrin e koduar 300” tha Fetai.
Drejtpërdrejtë: Konferenca për shtyp e PSP-së
由 Alsat-M.TV 发布于 2017年3月23日