Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), Darko Kaevski merr
pjesë në takimin punues së drejtorëve për politika rinore në Talin, Estoni.
Në takim, siç kumtoi ARS, po zhvillohen shumë punëtori kushtuar perspektivave të të rinjve në Evropë, erës digjitale dhe ndikimit të saj mbi gjeneratat e reja dhe pjesëmarrje të të rinjve në procesin e krijimit të politikave dhe vendimmarrjeve.
Kaevski, sipas ARS, ndau përvoja me kolegët e tij nga Evropa për mënyrën në të cilat po zhvillohen politikat e reja në Republikën e Maqedonisë.
Në Talin po mbahet edhe konferenca rinore BE në të cilën po diskutohet për aktivitetet e ardhshme lidhur me të rinjtë, ndërsa pjesëmarrës janë anëtarët e këshillave rinor kombëtar nga Evropa.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Mediat iraniane: Garda Revolucionare interceptoi një avion luftarak “armiqësor” në Ngushticën e Hormuzit
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit


