Drejtoria doganore për një javë ka kryer 8.181 kontrolle të licencave të transportit publik, certifikata të shoferëve, si dhe lejeve të transportit që duhet të jenë në pronësi të automjeteve dhe autobusëve të ngarkuar në komunikacionin rrugor ndërkombëtar. Në katër raste janë konstatuar parregullsi në seksionin e licencave, tre prej të cilave janë duke u hetuar nga Departamenti i Kontrollit dhe Hetimeve dhe në 69 raste kamionët janë kthyer për shkak të parregullsive të konstatuara në certifikatat e aftësisë profesionale të drejtuesve të mjeteve, transmeton Portalb.mk.
“Parregullsi në pjesën e licencave për transport publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar janë zbuluar gjatë kontrolleve në njësinë doganore në Bllacë, Bogorodicë dhe Novo Sellë. Në tre nga rastet e zbuluara në Novosellë dhe Bogorodicë, aktualisht është duke u zhvilluar procedura parapenale nga Departamenti për kontroll dhe hetime, dhe për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se është kryer vepra e falsifikimit të dokumentit ose operimi i transportit publik pa licencë, dënohet me Kodin Penal. Në rastin e zbuluar në njësinë doganore Bllacë në dalje nga shteti, personi juridik dhe personi fizik janë gjobitur nga Inspektorati shtetëror i transportit për shkelje të Ligjit për transport rrugor, ndërsa me marrjen e patentës automjeti është larguar nga qarkullimi”, thonë nga Dogana.
Muajin e kaluar Departamenti për kontroll dhe hetime ka dorëzuar tri kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për falsifikimin e lejeve për transport të mallrave në komunikacionin rrugor ndërkombëtar.