Drejtori i HRMV, Majan Vejseli ka vazhduar me punën intensive ne ngritjem e profesionalizmit dhe përgjegjëshmërisë së drejtorisë që ai menaxhon, shkruan Top24.
Në vazhdën e shumë aktiviteteve Vejseli sot ka pritur Shkëlqesia e Tij Hironori Sawada, Ambasador i Mbretërisë së Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për vizitë pune në HRMV Transport SHA-Shkup.
“Në takimin i cili u zhvillua në një atmosferë pune, por edhe të ngrohtë dhe të këndshme, përveç temave që lidhen me gjendjen aktuale të trafikut hekurudhor, theksi i diskutimit u vendos rreth finalizimit të projektit EMIS (Energy Management Information System) i cili mbështetet me mjete financiare nga Kompania Japoneze PADECO. Ambasadori i Mbretërisë së Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut u njoftua se në cilën fazë aktualisht po punohet për projektin, dhe se pritet të përfundojë në një deri në dy muajt e ardhshëm. Ky projekt është i një rëndësie të madhe për kompaninë tonë, sepse nëpërmjet përdorimit të sistemit EMIS, HRMV Transport SHA-Shkup do të mund që në kohë reale të regjistrojë konsumin e energjisë elektrike dhe konsumin e karburantit (naftës) të automjeteve” tha drejtori Majan Vejseli përcjellë Top24.
Vejseli më tej shton se në fund të takimit z. Majan Vejseli, Drejtor Gjeneral i HRMV Transport SHA-Shkup, në fjalimin e tij drejtuar Shkëlqesisë së Tij Hironori Sawada, Ambasador i Mbretërisë së Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u shpreh: “Shpresojmë se takimi i sotëm do të përfaqësojë fillimin e intensifikimit të angazhimeve të mëtejshme të përbashkëta, për të përmirësuar bashkëpunimin e ndërsjellë”.