Kamerat në kufij xhirojnë 24/7. Për ta kaluar kufirin duhesh t’i dorëzosh dokumentet personale si dhe ato të veturës, që i bie se Ministria e Punëve të Brendshme punën për ta gjetur se kush e ka përdorur veturën zyrtare të BSP-së e ka pasur të lehtësuar.
Për të qenë edhe me lehtë, vetëm tre vetura të këtij tipi janë nën pronësi të MPB-së, edhe atë janë donacion për njësitin e policisë kufitare, që i bie se janë nën ingerencat e Byrosë për Siguri Publike, ku drejtor është Llaze Vellkovski, njofton TV21.
Hetimi do të tregojë gjithçka tha ai, por vajza ime nuk ka qenë në atë veturë.
Mbetet e paqartë se si pas dy ditëve hetim, policia nuk po arrin të përpiloj as një kumtesë ku shpjegohet se çfarë ka ndodhur me veturën zyrtare.
Gjithçka që thanë prej atje është se kontrolli i brendshëm po e heton rastin. MPB paralamrois se sot do të del në kumtesë por deri në fillimin e edicionit të lajmeve një gjë e tillë nuk ndodhi.

