Në seancën e djeshme qeveritare u morën vendime për ndryshime kadrovike. Në dy institucione janë shkarkuar drejtorë për të emëruar më pas dy te tjerë.
Sipas kumtesës së Qeverisë, për drejtor të ri të Entit Shtetëror për Statistika është emëruar, Apostoll Simovski, ndërkaq është shkarkuar Lidija Kostovska. Qeveria për drejtor të ri të Agjencisë për Administratë e ka emëruar Spase Gligorovin, ndërkaq e ka shkarkuar Zhaklina Nikollovskën.