Dy drejtoritë që merren me arsimin e që janë të pavarura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, i kanë takuar LR-PDSH-së. Drejtor i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit është emëruar profesori i gjuhës shqipe, Rizvan Bela nga Shkupi. Bela është i njohur edhe si përkthyes, redaktor gjuhësor, ishudhëheqës i Sektorit për bashkëpunim me BE-në, dhe ish-koordinator nacional i IPA fondeve. Bela zë vendin e ish-drejtores Vesna Horvatovic Në ndërkohë, drejtor i Qendrës Shtetërore të Provimeve është emëruar Nexhmedin Sadiku, bartësi i listës për deputet në Njësinë e dytë zgjedhore në listën e Aleancës për Shqiptarët. Sadiku, profesor i Matematikës në Gjimnazin e Kumanovës, është i njohur për shumë aktivitete arsimore në Kumanovë dhe Likovës. (koha.mk)
Data 15.06.2026
Aktuale
- Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç
- Aksion i madh në Tetovë: 40 motoristë kapen pa helmetë, tre të arrestuar dhe tre motoçikleta të konfiskuara.
- VLEN: Jo një parti më shumë, por një forcë më e madhe!
- Mot me diell me temperatura deri në 34 gradë
- Manastirin ikonik të Kievit e përfshin zjarri gjatë sulmeve vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë
- IBU mori pjesë në Forumin e Biznesit Turqi – Maqedonia e Veriut në Stamboll
- Një person është lënduar në zjarrin në Shtip
- Shifrat/ Gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj

