Më 24.07.2025, rreth orës 01:15, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor – Tetovë kanë arrestusr D.B. (42) nga Tetova.
Gjatë një kontrolli të trafikut, policia ka ndaluar një veturë “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, e cila drejtohej nga D.B., dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se ai ndodhej nën ndikimin e alkoolit – me 1.94 promilë alkool në gjak.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.