MPB njofton se me datë 05.05.2025 në ora 23.00 dhe me datë 06.05.2025 në ora 01:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personat Xh.D.(56) nga fshati Gajre e Tetovës dhe L.D. (52) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të 39-vjeçares Z.J. nga Xhepçishti i Tetovës se me dhunë e kanë futur djalin e saj të mitur në automjetin e tyre të pasagjerëve ,,BMW X5” dhe e kanë sulmuar fizikisht duke përdorur një send metalik. Sipas denoncimit, pasi ka arritur t’u ikë, Xh.D ka nxjerrë armën dhe ka kërcënuar të miturin. Ata janë denoncuar edhe nga B.Sh. (24) nga Tetova, se e kanë futur me forcë në të njëjtën veturë kundër dëshirës së tij, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë kërkuar të identifikojë dy persona që dyshohet se i kanë marrë para vajzës së Xh.D. Ata po mbahen në stacion të policies dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Ana e Kevinit po e përjeton shumë rëndë shtatzëninë – këto janë sfidat që po kalon
- Qeveria nuk terhiqet nga projekti, Balla: Nesër në Zvërnec me delegacionin e BE-së, do t’u prezantojmë detajet e investimit
- Rasti “Llaskarca” kthehet në rigjykim, familjarët me reagim të ashpër
- Turqia zotohet të vazhdojë diplomacinë për një “botë më të drejtë” në Ditën Ndërkombëtare të Paqes
- U miratua të enjten në Kuvend/ Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ankimojnë në Kushtetuese ligjin e ri të pagave
- A po i përdorni gabim AirPods? Zbuloni teknikën që po revolucionon përvojën e dëgjimit
- (VIDEO) Qytetarët mezi ia dalin, standardi i ulët, faturat dhe çmimet e larta
- Gashi: Qëndrimi për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është personal dhe kam të drejtë për këtë



