Gazetari Dragan Antonio shkruan se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është duke e turbulluar ujin, ndërsa po akuzohet lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, transmeton Tetova1.
“Maqedonia vend i im i çudirave. Partitë politike shqiptare asnjëherë nuk kanë qenë më të dobëta në skenën politike dhe asnjëherë nuk kanë pasur kërkesa më radikale. Ahmetit iu përgjysmua numri i deputetëve, i dolën edhe tre parti në bllokun politik shqiptar dhe ai ende po paraqitet si fitues dhe thotë se për krizën janë fajtor LSDM dhe VMRO-DPMNE.
Theksoi se të tjerët janë fajtor, ndërsa ai po porositë platforma? Askush nuk po e akuzon atë por Zaevin? Ai dhe zëdhënësi lojal po japin deklarata dy kuptimëshe dhe asgjë as që po demantojnë e as që po precizojnë, vetëm po e lëshojnë ujin dhe thuan se janë për paqe?
Dhe kur të gjithë po udhëtojnë në tensionet e ngritura, nuk po e tërheqin së paku për një kohë sa për qetësi në shtëpi, si akt i urtësisë ose ndarje dhe kjo gjë nuk çon në përplasje dhe përsëri ai është i dëshiruari që të jetë pjesë e qeverisë edhe me VMRO-DPMNE-në edhe me LSDM-në. Dhe tani kur është keqpërdoruesi? Mirëpo kjo gjë nuk gjendet askund. Dhe tani çka nuk duam? Kush kundër kujt është e kush për kë është? Po, Maqedonia vend i im i çudirave”, shkroi Dragan Antonio në llogarinë e tij në Facebook.