Reshjet paralajmëruara të shiut nuk pritet të shkaktojnë derdhjen e lumenjve më të mëdhenj, ndërsa te lumenjtë më të vegjël dhe vendet e thata ka mundësi për rritje të shpejtë të nivelit të ujit dhe derdhje lokale nëse ka reshje intensive të shiut.
Në zonat urbane në qoftë se paqëndrueshmëria është në formë të motit të keq, breshër dhe erë ka mundësi për derdhje të ujit nëpër rrugët e qytetit dhe në nënkalime. Nga Drejtori për punë hidrometeorologjike informojnë se gjatë paraqitjes së erës së fuqishme tek lumenjtë natyrorë ka mundësi edhe paraqitje e valëve.
Rekomandohet lëvizje e kujdesshme përgjatë lumenjve më të vegjël dhe vendet e thata dhe kujdes në këto vende ku gjatë dy ditëve të ardhshme janë paralajmëruar reshje intensive të shiut.