Prokuroria Themelore e Shkupit, deri te Gjykata Penale e Shkupit, ka dorëzuar aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “plaçkitje”, në hapësirat e “Dërgesës së shpejtës”.
“I akuzuari më 16.10.2018, është futur në hapësirat e personit juridik ‘Dërgesa e shpejtë’, në bulevardin ‘Jane Sandanski’ dhe duke iu kërcënuar një të punësuari me revole të plastikës, ka arritur të merr gjithsej 680 mijë denarë. Ai punëtoren e ka urdhëruar që paratë t’i fus në çantën e tij dhe të hyjë në banjo, më pas ia ka mbyllur derën dhe ka ikur”, njoftojnë nga Prokuroria e Shkupit.
Për të akuzuarin, Gjykatës Penale në Shkup, në fuqi janë disa masa të kujdesit.



