Kryetari i Komisionit për Antikorrupsion, Igor Tanturovski ka dhënë dorëheqje.
Tanturovski sot në mëngjes ka dorëzuar dorëheqjen deri tek Kuvendi I Republikës së Maqedonisë. Dorëheqjen e parë mbrëmë e dha anëtari i këtij trupi Goran Milenkov.
Dorëheqjet pasojnë disa dit pas publikimit të skandalit nga revizioni i brendshëm sipas të cilit një pjesë e anëtarëve kanë keqpërdorur mjetet për harxhimet e rrugës.

