Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, me guximin e saj për pak kishte shkaktuar një skandal diplomatik në Maqedoninë e Veriut. Ajo gjatë një takimi me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, kishte ‘kërcënuar’ duke i thënë se “nëse nuk del nga Open Balkan do të kesh punë me ne”.
Nga ana tjetër, kryqeveritari Zaev, i gjendur përballë kësaj situate të pazakontë, i kishte kërkuar që t’ia lëshonte zyrën.
“Me vjen keq zonjë, por kjo bërtitmë është e patolerueshme në zyrën time. Për mirësjellje nuk mund të të nxjerr jashtë, përndryshe nuk mund të flasësh me këtë gjuhë dhe në këtë mënyrë”.
Pas këtij rasti, Gërvalla ishte larguar nga zyra.
Në një shkrim të publikuar të dielën e 23 tetorit në Albanian Post, bazuar nga burimet e mediumit, bëhet një “ekzaminim” i sjelljeve të shefes së diplomacisë kosovare në raport me stafin e ministrisë por edhe në udhëtimet e takimet e saj zyrtare nëpër botë.
Data 18.03.2026
Aktuale
- Derivatet e naftës ulen për dy denarë në RMV
- “Po iki, mos më kërkoni!”- E mitura në Durrës largohet nga shtëpia, prindërit apel për gjetjen e 14-vjeçares
- ASH-Sela: U konfirmua se Taravari është shërbëtor i këtij sistemi të kapur, do ta ankimojmë vendimin
- “IKMT jo institucion i matrapazëve, por i ligjit”- Kryeinspektori Dashnor Sula: Ka më shumë juristë se sa inxhinierë, të riformatohet! Portal edhe për monitorimin e inspektorëve
- (VIDEO) Kuvendi e zgjodhi Nenad Savevskin si kryeprokuror të shtetit
- (VIDEO) Rritja e çmimeve të naftës, opozita akuzon qeverinë për mosveprim
- (VIDEO) MPJ: Përfundoi evakuimi i të gjithë qytetarëve maqedonas të regjistruar
- Gjykata në Tetovë refuzon kërkesën e Selës, pranon ndryshimet e Taravarit në ASH


