Nëse Zoran Zaev, si kryetar i partisë në pushtet, LSDM-së, kërkon nga shqiptarët votën, në zgjedhjet lokale, që po afrohen, duke inkuadruar kuadër shqiptar në partinë, apo dëshiron që me konceptin e tij qytetar të zhduk partitë shqiptare, nga arena politike, duke pretenduar në fitore, ku edhe ka nxjerr përfaqësues në disa komuna me shumicë shqiptare, në këto zgjedhje. Për, këtë analisti Ismet Ramadani thotë se koncepti i tij, si parti politike, nuk është i rrezikshëm, por këtë rrezik e sheh te humbja e partive shqiptare, nëse ata nuk u përmbahen premtimet ndaj qytetarëve, shkruan Almakos.
“Puna është e qartë, në aspektin ideologjik dhe në profilizimin e partive. Zaevi promovon konceptin qytetar, si parti politike. Dhe në këtë koncept, kuptohet që bashkangjiten ata, të cilët e preferojnë ose e pëlqejnë konceptin qytetar në Maqedoni, ku mund të jenë shqiptar, ose të bashkësive të tjera etnike, bashkë me maqedonasit, ndërsa, siç garantohet edhe në kushtetutë, partitë shqiptare ose në baza etnike mund të organizohen partitë politike siç ka ndodhur më parë e këndej. Mirëpo, krejt varet se si partitë shqiptare do të kenë sjelljen e tyre, pra me elektoratin e tyre, se si do t’u mbeten besnik koncepteve të opsioneve të tyre, se sa ata do të angazhohen që shqipëtarët të kenë pozicion të merituar në institucionet e RM-së”, thotë analisti Ismet Ramadani, për Almakos.
Ai shton, nëse partitë shqiptare, siç ndodhi me BDI-në, ku i zhgënjeu shqiptarët, si në aspektin kombëtar, kulturor, arsimor, infrastrukturë, punësim, për jetë më të mirë, atëherë është e drejtë e shqiptarëve, si qytetarë të kërkojnë mundësinë, që zgjedh problemet e përditshme, në të kundërtën do të rrezikohen nga vota e qytetarit.
“Unë mendoj se nuk rrezikohet organizimi politik i shqipëtarëve, nga Zaevi, por mund të rrezikohet nga vetë partitë shqiptare në qoftë se nuk i mbetet besnik premtimeve, koncepteve, opioneve që i japin”, tha Ismet Ramadani, për Almakos.
Nga ana tjetër publicist Nijazi Muhamedi thotë se nuk është rasti i vetëm që si VMRO – DPMN-e dhe LSDM-ja, luajnë një lojë ku neglizhohet përfaqësimi politik shqiptar, në instanca të gjëra.
“Maqedoni në shumë raste, po dhe tash, do të konstatojnë se zhdredhja politike e strukturimit partiak të shqiptarëve që është aktuale sivjet me rastin e “fenomenit politik të pikëzimit të LSDM-së në trungun politik “përfaqësimtar” të shqiptarëve në Maqedoni, që nuk është ndonjë rastësi, por është pjesa e fundit e një dredhie politike që në jetën politike të shqiptarëve, LSDM dhe VMRO – DPMNE e luajnë si një ‘kaladibrance’, të shëmtuar, që degradon shëmtueshëm përfaqësimin e vullnetit politik shqiptar në rrafshin institucional të demokracisë dhe idealin demokratik kolektiv të shqiptarëve. Kjo zhdredhje që tash (nga zgjedhjet e fundit parlamentare dhe gjer në këto lokale aktualisht) nuk mund të pengohet që të mos prekë fundin e vet, do jetë prap si shkas që të gjitha anët politike maqedonase të mblidhen tok edhe njëherë për të ngritur dollinë e fundit, me rastin e përfundimit të projektit të tyre të përbashkët dhe me “dorën e përfaqësuesve shqiptarë, të zhbërjes politike, ekonomike, sociale dhe kulturo-historike e gjuhësore të faktit shqiptar në Maqedoni, shkurt e me një fjalë, të zhbërjes së statusit juridiko – kushtetues të shqiptarëve në tërësinë shtetërore (të re) të Maqedonisë në dinjitet të babarbartë politik me maqedonasit”, thotë publicisti Nijazi Muhamedi, për Almakos.
Muhamedi shton se kjo situatë politike ka gjasa të nxisë ndryshime të mëdha, në arenën politike shqiptare.
“Pykëzimi politik i LSDM-së që tash është aktual, se nga “pykëzimi i tinëzuar i saj në trungun e strukturimit politik e partiak të parë (në PPD, që tash përfaqësohen në kabinetin qeveritar ) dhe mandej në të gjitha fragmentimet nëpër “opsione” të ndryshme, në bubullima, por të njëjtë në “opsionin unitar maqedonas”, nuk duhet perceptuar me aq dramaticitet, se në të vërtet është një “refleks” tranzitor, i cili sa ka gjasa të mbarojë si “mundje politike e përhershme” e shqiptarëve nga ana maqedonase, aq ka gjasa të nxisë një esëllim të ri politik dhe kolektiv shqiptar për një rifillim politik me opsionin imperativ për riartikulimin e dinjitetit të barabartë të shqiptarëve dhe maqedonasve në strukturën juridiko – kushtetuese dhe institucionale të Maqedonisë”, thotë publicisti Nijazi Muhamedi, për Almakos.
Ai shton se mbajtja e shqiptarëve në shakullimën e këtij “dramaticiteti” synon që mos të jepet kohë për reflektim se ky farë pykëzimi politiko – partiak, i shembëllyeshëm pikë për pike me “pykëzimet politik – partiake ne sistemet politike koloniale”, e ka kryer përfundimisht efektin e vet në shtet ndërtimin dhe në nismë të thellë edhe të kombndërtimit maqedonas, d.m.th, të një Maqedonie “juridike – kushtetuese”, në kundërshtim me Maqedoninë reale të faktuar historikisht dhe aktualisht, dhe në funksion të “një populli shtetformues”, pra, maqedonasve dhe dominimit të tyre të përhershëm mbi shqiptarët dhe të tjerët në “status të një pakice të përhershme” dhe të “definuar” me një arbiritet – non sens- në kuptimin e dokumenteve europiane dhe të së drejtës ndërkombetare. Ndërkaq, dramaticiteti i këtij pukëzimi aktual në zgjedhjet lokale, përsëri nuk është kurrgjë dhe nuk është i pariparueshëm, karshi evoluimit juridiko-kushtetues të “Maqedonisë juridiko-kushtetuese” kah modeli i shteteve etnike, kombëtare të paradigmës (skemës) post sovjetike, mbi të cilën skemë janë hedhur bazat dhe principet juridike-kushtetuese të Maqedonisë, me një shtesë plus prej tyre, se kjo e thellon skemën e dominimit etnik edhe me një dimension klasik të dominimit kolonial, që përbën një kontraversë drastike, me të cilën synon integrimin në UE. Është mendje shkurtësi e paparë dhe antieuropiane, jolegjitime dhe jolegale, si e projektuesve të këtij “inxhenieringu” të dominimit një etnik nën maskën e errëtuar të “tolerimit mëshirues të shoqërisë multietnike” brenda” shtetit etnik maqedonas”, ashtu edhe e atyre që mashtrueshëm hiqen si “garantë të MO-së”, SHBA-së dhe UE –së, të cilët janë duke bërë avansime të shpejtuara e të një anshme të këtij pykëzimi, bile më me hov se LSDM – VMRO, duke investuar në projektin e “integrimit të shqiptarëve e të tjerëve në etnicitetin maqedonas”, “legjitimimin e demokracisë jolegjitime përmes”; kohezionit njëgjhësor shtetëror” dhe akulturimit dhe sllavizimit gjuhësor e edukativ të shqiptarëve. Meqë ky projekt tash ka tendenca të kapërcejë lëmën përtej shqiptarëve në Maqedoni, se edhe “solucioni për emrin”, si paralajmërojnë do analistë gjeopoitikë të jashtëm, zhbërja e identitetit kolektiv dhe historik të shqiptarëve në Maqedoni e nënkupton atëherë implikimet kërcënuese të këtij projekti, ndaj identitetit shqiptar në tërësi dhe ndaj identitetit dhe statusit shtetëror të Shqipërisë, ku edhe mund të jenë fatale dhe për dëm të kombit shqiptar, tha publicisti Nijazi Muhamedi, për Almakos.
Delvina Kërluku
Almakos.com