17 Tetor 2018 / 14:45
Banorët e ish komunës së Zajazit dhe fshatrave përreth, nga sot shërbimet për nxjerrjen e dokumenteve personale si letërnjoftimet apo pasaportat do mund t’i kryejnë në stacionin policor Zajaz, pa shkuar për këtë në qytetin e Kërçovës. Këtë e bëri të ditur Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili bashkë me zëvendësin e tij Agim Nuhiu, lëshuan në përdorim pikën e re për aplikim dhe fotografim për dokumente personale, në stacionin policor të Zajazit. Spasovski paralajmëroi rinovimin edhe të stacioneve tjera policore, përfshi atë të Velesit, Manastirit dhe Kërçovës.
I përfunduam punët për rinovimin e objekteve të stacionit policor në Zajaz. Motoja jonë Kushte më të mira për të punësuarit për rezultate më të mira realizohet përmes projekteve të këtilla. Shpreh kënaqësinë time për rinovimin e objekte gjë që do të mundësoj përpunimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave edhe këtu në Zajaz, që banorët e kësaj ane të kenë qasje më të lehtë për nevojat e tyre që kanë për pajisje me letërnjoftime, leje vozitje pasaporta e tjera. Për shkurt do përfundoj renovimi edhe në Stacionit Policor, Veles, Manastir dhe Kërçovë, dhe një pjesë e objekteve në qendrën e trajnimeve në Shkup dhe do vazhdojmë edhe me rinovime të objekteve tjera – tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.
Alsat-M


