Martin Protugjer, ish-shefi i kabinetit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ka përfunduar në Klinikën e Kardiologjisë, raporton portali dokaz.
Sipas këtij lajmi të pakonfirmuar, Protugjer që është një nga protagonistët e bisedave të përgjuara, ka gjetur këtë mënyrë për të ikur larg vendit, me preteksin për shërim jashtë shtetit. Por “dokaz” shkruan se ate po e ruan policia, pikërisht afër dhomës ku ai po qëndron. Ky portal shkruan se Protugjer po përgatit alibi për të ikur jashtë shtetit dhe në këtë mënyrë është shtrirë për të kërkuar vërtetim nga mjekët. Kjo sipas “dokaz” nënkupton se ai do me ikë nga Maqedonia.