Prokuroria e Posaçme SPAK ka vendosur të mos fillojë procedimin për referimin e Policisë së Shtetit për 23 deputetët që dogjën karriget në oborrin e Kuvendit.
Prokuroria e Posaçme pas marrjes së këtij kallëzimi ka kryer verifikime dhe ka vendosur mos fillimin e procedimit
Në atë kohë specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Incidenti para Kuvendit ndodhi më 30 shtator kur opozita në shenjë mosbindje civile dogji karriget, ndërsa nga ana e policisë u mblodhën prova ku u vendos që kallëzimi të dërgohet në SPAK.