Në vendkalimin kufitar Bogorodicë një ekip mobil ka parandaluar tentimin për kontrabanndë të 6,4 kilogramëve argjend në vlerë prej 472 mijë denarë. Ndaj autorit do të ngrihet kallëzim penal për kryerjen e veprës penale të kontrabandës nga Kodi penal.
“Rasti është zbuluar nga ekipi mobil doganor që me hyrjen në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit të një kamioni me mallra nga Turqia të destinuara për një kompani maqedonase, në hapësirat e fabrikës gjetën të padeklaruara 1944 bizhuteri argjendi me peshë 5,4 kilogramë dhe dy shufra argjendi me peshë prej një kilogrami. Gjithashtu, në kutinë e veglave nën shtratin e poshtëm dhe nën ulësen e shoferit, u gjetën 20 kuti cigaresh, përfshirë Marlboro dhe Murati”.