Dogana dhe policia në fshatin Komogllavë në magjistralen Viti-Ferizaj kanë kapur makina të rrojës dhe qethjes tek një 39 vjeçar.
I dyshuari i kishte kontrabanduar këto mjete nga Maqedonia e Veriut, transmeton Klankosova.tv.
“Gjatë patrullimit në magjistralën Viti-Ferizaj, gjegjësishtë në fshatin Komogllavë, është ndaluar automjeti Opel vivaro me targa vendore te cilin e ngiste shtetasi Kosovar, mashkull, P.P i moshës 39 vjeçare dhe kishte të ngarkuara 472 copë Makina për qethje dhe rrojë, për të cilat personi ne fjalë nuk posedonte dokumentacion përkatës dhe të njëjtat i kishte sjellur rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë Veriore”, njofton Dogana e Kosovës.
Vlera e përafërt e mallit është rrethë 5000 euro, kurse shmangjet nga taksat raportohet të jenë afro 1000 euro.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt dhe është inicuar kundërvajtje doganore pran autoriteteve doganore. Malli dhe automjeti janë konfiskuar, transmeton Klankosova.tv.