Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës ka iniciuar një rast kundër presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, për mohim të gjenocidit, ka konfirmuar ky institucion për Radion Evropa e Lirë.Sipas ligjit, pas inicimit të rastit, Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës kryen hetim, pas së cilit prokurori i rastit vendos nëse do të ngrehë aktakuzë, shkruan REL.Pas kësaj procedure, Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës konfirmon ose hedh poshtë aktakuzën.“Gjenocidi nuk ka ndodhur atje, të gjithë ne në Republikën Sërpska e dimë këtë”, tha Dodik gjatë një konference për media në Banja Llukë më 21 shkurt.Dodik këtë deklaratë e bëri lidhur me Srebrenicën, pasi Përfaqësuesi i Lartë më 21 shkurt miratoi ndryshimet e Ligjit për Qendrën Memoriale Srebrenica-Potoçari. Ndryshimet në këtë legjislacion mundësojnë që paratë që teprojnë nga fondet e dhuruara për varrimin dhe memorialet për viktimat të ridrejtohen për nevojat e tjera të funksionimit të kësaj qendre.Kjo nuk është hera e parë që Dodik e mohon gjenocidin që kur ish-përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Valentin Inzko, miratoi Ligjin për ndalimin e mohimit të gjenocidit në fund të korrikut 2021.
Data 30.06.2025
Aktuale
- Në kërkim prej 1 viti për sherrin me shkopinj bejsbolli dhe armë! Arrestohet 28-vjeçari (EMRI)
- A do t’i heqë DASH “non gratën” Berishës? Flet ish-zyrtari i lartë i SHBA: Programi i sanksioneve ka disa probleme kyçe! Kreu i PD u ndëshkua pa prova
- Doktor Art Zylbeari zgjidhet kryetar i FR-BDI për Tetovën
- Aksion antidrogë në Strumicë
- “Mbi 6 mijë vende të lira pune”-Blendi Gonxhja tregon hapat si bëhen aplikimet: Qindra pozicione të disponueshme për të gjitha nivelet arsimore
- Në Shkup mblidhen liderët e BE-së dhe BP-së
- “Edhe sikur të vdes, nuk i heq”- Bariu nga Lazarati zapton kullotat e gjithë fshatit! Banorët e denoncojnë në “Tak Fak”
- Ahmeti: Regjistrimi ishte në kuadër të marrëveshjeve, shqiptarët nuk do të ndahen asnjëher!