“Do të na kapë për fyti” – Studentët kërkojnë nga UT të merr masa ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi
Pas raportimit të Alsat, Studentët e Fakultetit të Arteve përmes një konference për shtyp kërkojnë nga Universiteti i Tetovës të merr masa ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi për shkak të sjelljes jo etike dhe kërcënuese ndaj studentëve.
“Dhuna psikike, bullizmi sistematik përmes fjalëve të ndryshme fyese, kërcënimi që do na kapë për fyti si dhe ndjekja se çfarë pëlqejmë dhe çfarë shkruajmë në rrjete sociale nga profesoresha Besiana Mehmedi, janë vetëm disa nga arsyet pse grupi i studentëve të artit muzikor tash 3 javë bojkoton mësimin në këtë lëndë”, u shpreh njëri nga studentët.
Ata thonë se profesoresha Besiana Mehmedi ka thyer nenin 320 të Statutit të UT-së ku garantohet shprehja e lirë e studentëve.