Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se në Këshillin Qendror të partisë është votuar që ai të udhëheq procesin e rikonstruimit qeveritar.
Sipas Zaev rikonstruimi do të përfshijë tetë ministri emrat e të cilëve do të publikohen kah fundi i javës tjetër. Ministrat do jenë nga LSDM, BDI dhe partnerët tjerë të koalicionit.
“Gjegjësisht morëm vendim të mos ketë vendim për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por të vazhdohet me rikonstruimin e qeverisë. Qëllimi është që më në fund pas 15 viteve të marrim datë për fillimin e bisedimeve”, ka thënë Zaev raporton Shenja.
Ai tha që pritet data e fillimit të bisedimeve të jetë tetori dhe të mos ketë prolongime të mëtutjeshme.
Po ashtu Zaev tha se do ketë ndryshime edhe në të paktën 20 drejtori.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Ministri i Jashtëm iranian: Hormuzi nuk është i mbyllur, nuk do të lëkundemi nga kërcënimet e reja
- Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
- Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: Ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm tё datёs 24 Mars
- PAMJE/ Aksident tragjik në Vlorë, humbin jetën dy drejtuesit e automjeteve, lëndohet një pasagjer
- Bujar Osmani kritikon VLEN-in: “Sa e sikletshme – deri ku kemi rënë?”
- Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
- VLEN: Ulja e TVSH-së për karburantet është masë konkrete në mbrojtje të qytetarëve
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për përfshirje në korrupsion


