Është shuar plotësisht zjarri në deponinë në Haraçinë që dje pasdite ka shpërthyer edhe pse ende mund të vërehet tym nga disa vende.
“Pas shuarjes disaorëshe me shkumë speciale, zjarrfikësit e Shkupit kanë arritur ta shuajnë plotësisht zjarrin në deponinë afër Haraçinës edhe pse ende mund të vërehet tymë nga disa vende, informojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Zjarri në deponi në Haraçinë ka shpërthyer dje pasdite.
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, nga ora 7:00 këtë mëngjes në territorin e shtetit ka gjithsej 25 zjarre në ambient të hapur, njëri prej të cilëve është aktiv, pesë janë nën kontroll, ndërsa 19 janë shuar. Aktiv është vetëm zjarri në Komunën Dollnen në fshatin Dollgaec afër vendit të quajtur Tutunica ku digjet vegjetacion i ulët.
Nën kontroll janë zjarret në Komunën e Prilelit: fshati Dabnicë dhe vargmali Tre bagremë (bimësi e ulët dhe mbeturina); Komuna e Gjevgjelisë: Mali Kozhuf (zjarr nëntokësor); Komuna e Studeniçanit: fshati Malçishtë – fshati Osinçan (bimësi e ulët dhe pyll i degraduar); Komuna e Çuçer Sandevës dhe Likovës: fshati Malinë, fshati Tanush[ dhe fshati Llukar (pyll i përzier); dhe Komuna e Dellçevës: deponia e Dellçevës Ostrec (deponi).
Zjarret në Komunën e Butelit janë shuar në deponinë e Vizbegut (djegie mbeturinash); dhe në bul. Bosnjë dhe Hercegovinë (bimësi e ulët); Komuna e Çairit pranë Ujësjellësit të Shkupit (bimësi e ulët); Komuna e Makedonski Brod mbi fshatin Bençe në malin Dobra Vodë (pyll lisi dhe fier); Komuna e Shtipit, fshati Luboten (djegie e bimësisë së ulët që prek 1 shtëpi dhe 3 hambare); Komuna e Shtipit, fshati Vidovishtë (bimësi e ulët); Komuna e Demir Hisarit, fshati Suvodol (bimësi e ulët dhe mbeturina); Komuna e Petrovecit, fshati Rzhaniçino – fshati Taor (bimësi e ulët dhe kallamishte); Komuna e Manastirit, fshati Ushici (mbeturina); Komuna e Krivogashtanit, fshati Podvis (bimësi e ulët); Komuna e Kërçovës 1: Kërçovë (deponi); fshati Popovjan (kashtë); dhe fshati Zajas (kashtë); Komuna e Tetovës pas Qendrumit (arë); Komuna e Zhelinës, rruga e vjetër Tetovë-Zhelinë (goma); Komuna e Kumanovës, fshati Lubodrag (bimësi e ulët dhe kashtë); Komuna e Gjevgjelisë, fshati Davidovë (kufij dhe kashtë); Komuna e Haraçinës, fshati Haraçinë (deponi); dhe Komuna e Nagoriçanit të Vjetër: fshati Rugincë (bimësi e ulët).