Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale javën e kaluar ka marrë iniciativë që t’i inspektojë mediat, respektivisht portalet e internetit, që të vërtetojë shkelje në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale”.
“Ju themi të gjithëve portaleve online dhe mediave të shtypit se është e nevojshme të iniciohet fshirja e të dhënave personale si dhe të kenë publikim minimal të të dhënave personale në pajtueshmëri më qëllimin për të cilin bëhen publike. Të dhënat personale duhet të paraqiten në mënyrë adekuate dhe jo të zgjëruar (mbiemër, emër, adresa e vendbanimit, nënshkrimi personal) i qytetarit/rëve (këto janë të dhëna personale). Njëherit, gazetarët duhet të kenë parasysh nenin 8 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, me të cilin ndalohet përpuni i kategorisë së veçantë të të dhënave personale, respektivisht përpunim i numrit amë të qytetarit”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale.
Nga atje sqarojnë së në pajtueshmëri me nenin 9 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, numri amë i qytetarëve mund të ndryshohet vetëm nëse paraprakisht kemi pëlqim nga qytetari.
Mediat, shtohet ne kumtesë, janë të obliguara të mbajnë llogari për numrin amë të qytetarit, që të mos jetë i dukshëm, i botuar apo i marrë nga të dhënat personale.
“Sipas nenit 5, paragrafi 1, alinea 1, 2 dhe 3 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave, të dhënat personale përpunohen në mënyrë të drejtë dhe në pajtueshmëri me ligjin, përmblidhen për qëllime konkrete, të qarta dhe të vërtetuara me ligj dhe përpunohen në atë mënyrë që është në pajtueshmëri me ato qëllime, dhe janë të përshtatshme, relevante dhe jo të zgjeruara në raport me qëllimin për shkak të cilit mblidhen dhe përpunohen”, thuhet në kumtesë.