Edhe ne dëgjojmë negociata rreth konceptit të ri “One Stop Shop” në vendkalimin kufitar Tabanocë – Preshevë që u promovua para disa muajve. Me siguri ende vazhdon periudha e marrëveshjes. Mendoj se modeli i këtillë ka perspektivë dhe do të funksionojë, por duhet kohë, tha sot ambasadorja e Serbisë në vend, Dushanka Divjak Tomiq.
Në konferencën për media të Odës Ekonomike të Maqedonisë Divjak Tomiq potencoi se tashmë është nënshkruar marrëveshje për vendkalimin kufitar Llojan – Miratovcë edhe pse tani për tani nuk ka ndonjë përfitim të madh ekonomik. Fluksi është i vogël, por institucionet megjithatë u kanë dalë në ndihmë kërkesave të banorëve lokal. Mendohet tha ambasadorja që ky vendkalim kufitar të zhvillohet si rezervë, posaçërisht për a.q kulmin e sezonit, por kjo varet prej infrastrukturës në të cilën duhet të investohet shumë.
Lidhur me nismën për “shengenin e vogël” të cilën e potencoi si një prej prioriteteve për rritjen e bashkëpunimit , Divjak Tomiq nënvizoi se të gjitha janë të mirëseardhura dhe se kjo çështje, duke menduar për Kosovën, Serbinë nuk e lidh për statusin. Statusi, potencon është çështje shumë serioze dhe e ndërlikuar e cila do të zgjidhet përmes dialogut, ndërsa Serbia pret të dialog të ripëtërihet.
Në konferencën për shtyp u prezantuan rezultatet e bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve, duke theksuar nevojën për të zvogëluar procedurat burokratike, harmonizimin e rregulloreve dhe certifikim, si dhe liberalizimin e fuqisë së punës në rajon.
Serbia është partneri ynë më i madh tregtar në Ballkan dhe i katërti në botë. Shkëmbimi ishte më i madhi në vitin 2008, kur arriti 1.5 miliardë dollarë. Pastaj ka vijuar periudhë e rënies drastike prej 74 për qind për shkak të krizës ekonomike, por trendi përsëri u rrit. Këtë vit shifra prej 1.5 miliardë nuk do të arrihet, megjithëse shkëmbimi tashmë është rreth 1.1 miliardë dollarë, përfshirë edhe shërbimet.



