Serbia dëshiron të zgjidhet çështja mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe përkrah gjithçka që do të dakordojnë të dy vendet, deklaroi sot në Manastir ambasadorja serbe Dushanka Divjak Tomiq.
“Republika e Serbisë i dëshiron Maqedonisë çdo të mirë si një fqinji të afërt dhe një miku tradicional. Sinqerisht shpresojmë se do të zgjidhet çështja mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe në këtë mënyrë tërë rajoni të fillojë të lëvizë dhe të shfrytëzohet shansi historik i potencuar në Strategjinë e BE-së për Ballkanin Perëndimor, që është anëtarësimi në BE”, deklaroi ambasadorja Divjak Tomiq, duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit me kryetaren e komunës së Manastirit Natasha Petrovska.