Memedali Jusufi
” SHKUROREZIMI”
MOA HERGREN (1969) eshte autore Suedeze e dramave emocionuese dhe të vlerësuara për trajtimin e raporteve familjare dhe bashkëshortore.
Hernien gjithashtu ka një karrierë edhe si gazetare e dalluar, sepse ka qenë redaktore e përgjithshme e revistës ” Elle”
Një kontribut i rendesishem në karrierën e saj eshte edhe krijimi dhe shkrimi për serialin e njohur në Netflix : ” Familja Bonus” .
Moa Herngren tashmë dallohet me një aftësi të veçantë për të zbërthyer ngatërrimet komplekse familjare. Padyshim, që ajo eshte një shkrimtare e përkushtuar në krijimtarinë e saj , si një nga autorët më të vlerësuara Suedeze, në arenën ndërkombëtare.
” Emigrantët suedez” nga Vilhelm Muberej
Vendi që i pranoj imigrantët, takimi me prerine amerikane, me lumenj gjigant, me vështirësitë e rreziqet në botën e re, ishin të papriturat që përjetoheshin me frikë në vendbanimin e ri.
Mortaja nder imigrantë , sulmet dhe mashtrimet, të shumtën nga bashkëvendasit, i shoqëronin edhe suedezët e ardhur në gjerësite e largësitë aq të mëdha të Amerikës.
Duhej filluar nga themelet shtëpitë nëpër pyje e lendina, duhej punuar zejet për të cilat nuk kishin aspak njohuri, as dituri pak përvojë, por i detyronin situatat në të cilat gjendeshin. Në fillim, paditur gjuhen as ligjet e vendit, mbaheshin dhe ndjeheshin me të sigurt pranë njëri tjetrit.
Pasi kryenin një pune , paraqitej nevoja për tjetrën. Nuk kishin para , as buke të mjaftueshme as i imagjinonin kushtet klimaterike te papriturat e tij ne atdheun e ri. Rrallë kishin kohë për të kujtuar vendlindjen, të cilën e lanë pergjithmone.
Përshkrimi eshtë shumë autentik pamvarsisht që ne mendojmë se Suedia eshte shtet me demokrat ne bote. Hamit Gurguri përkthyesi i veprës tha se Suedia ka qenë ndër shtetet me te varfëra ate bote, çereku i popullatës kanë emigruar drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.