Me 20 maj është Dita Ndërkombëtare e Jetimëve e cila shërben si ditë vetëdijësimi i organizatave dhe shoqatave të ndryshme humanitare në botë dhe në Maqedoni.
Me këtë rast, organizatat e ndryshme humanitare në botë dhe në Maqedoni organizojnë aktivitete të ndryshme për kujdes ndaj kësaj shtrese të shoqërisë e cila është e shkelur dhe e përbuzur.
QSA Maqedoni me seli në Kumanovë e cila me vite realizon projektin “Streha e jetimëve” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të jetimëve mori këtë VENDIM:
Numri i jetimëve që furnizohet me bursa mujore nga 56 që e kemi deri më tani të shtohet në 106 duke i plotësuar kërkesat dhe nevojat e kësaj shtrese të shoqërisë në rrethin ku veprojmë.
Kjo rritje mëton me besimin dhe avancimin e bashkëpunimit midis QSA Maqedoni dhe donatorëve të saj që janë mjaft të interesuar për zhvillimin e projektit.
QSA Maqedoni me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Jetimëve premton se në korniza të aktiviteteve të saja gjithmonë do të përfshije edhe kujdesin maksimal ndaj jetimëve.