Në botë sot shënohet Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare, të cilën UNESKO e shpalli në sesionin e 30-të të Konferencës së përgjithshme në vitin 1999. Në vitin 2000 më 21 shkurt është promovuar si Ditë e linguistikës dhe shumëllojshmërisë kulturore dhe multilinguizimit.
Në botë sot fliten rreth gjashtë mijë gjuhë, ndërsa gjysmës u kanoset zhdukje në shumë pjesë të botës. Rreth 200 vende gjenden para sfidës që t’i ruajnë “gjuhët e vogla” dhe të kujdesen që ato të përdoren së bashku me gjuhët botërore. Sipas statistikës, në tre shekujt e fundit ka zhdukje ose ulje dramatike të numrit të gjuhëve, posaçërisht në kontinentin amerikan dhe australian.
Krahas ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, më 26 shtator shënohet Dita e gjuhëve evropiane. Në vitin 1998 hyri në fuqi Karta evropiane për mbrojtjen e gjuhëve rajonale dhe pakicë me të cilën, gjithashtu, theksohet llojllojshmëria linguistike dhe shumëgjuhësia.