Ndërkohë në qytetin e Tetovës, problemi i ujësjellësit ka filluar të rregullohet që para 18 vitesh, dhe që atëherë e sot janë lëshuar miliona euro për tu rregulluar kjo çështje, megjithatë edhe sot në ditën ndërkombëtare të ujit, Tetova në pjesën më të madhe të saj ka probleme me furnizimin me ujë. Edhe pse nga komuna thonë se së shpejti ujësjellësi do jetë realitet në qytetin e Tetovës brenda ditësh, banorët nuk besojnë një gjë të tillë derisa ta provojnë në çezmat e tyre.
“Këtu duhet të rregullohet por kur do jetë se di”.
“Normalisht dua njëherë ta lëshoj çezmën të shoh a ka ujë, sepse me llafe tgjithë e bëjnë”.
“Mos ketë ujë sot Tetova që është rrëzë malit e rrethuar gjithandej nga burimet është tragjedi” – u ankuan disa banorë.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike Xhelal Ceka, shprehet se sistemi i ujësjellësit ka përfunduar dhe janë duke u instaluar filtrat, ndërkohë premton se në fillim të muajit të ardhshëm do lëshohet në përdorim.
Instalimi i gypave prej 9 kilometrash ka përfunduar, filtrat kanë filluar të montohen, dhe unë shpresoj se në fillim të majit gjithçka do jetë e përfunduar – deklaroi Xhelal Ceka drejtor i NPK “Tetova”, Tetovë.
Nga NPK Tetova shprehen se, problemi i mungesës së ujit dy muajt e fundit ka qenë shkaku i mungesës së ujit por edhe defekteve të shumta në sistem.
Bashkim Sulejmani

