Dita ndërkombëtare e ekologjisë, edhe këtë vit Tetovën e gjen me problem të shumta, siç është deponia në hyrje të qytetit, deponitë e krijuara nëpër vende të ndryshme në Malin Sharr dhe në Kodrën e Diellit, pa përjashtuar edhe ndotjen e ajrit. Dita e ekologjisë me disa aktivitete u shënua edhe në qytetin e Tetovës dhe Shkupit, me ç’rast Zyra për mjedis jetësorë e OKB në Shkup në bashkëpunim me organizatën CED, kanë porositur institucionet dhe qytetarët që ta bëjnë kujdes për mjedisin derisa Mali Sharr sa më shpejtë të shpallet Park Nacional.
Duhet secili të gjej mënyrën e vet për mbrojtjen e natyrës, sepse nëse mendojmë se dikush tjetër do vij të pastroj pas nesh gabojmë. Duhet të punohet në këtë drejtim që të ndryshohet ndërgjegjja e njerëzve sepse vetëm ashtu mund të shkojmë përpara. Normalisht se institucionet I kanë projektet e veta për mbrojtje, por ne si qytetarë duhet të gjejmë mënyrën se si të mbrojmë natyrën- tha Frosina Pandurska Dramikanin.
Ajo që bëmë sot këtu në Tetovë është shfaqja e disa filmave për natyrën në Maqedoni pra do shfaqen edhe para fëmijëve në Tetovë dhe Tearcë që po ashtu ngasin biçikleta nëpër qytet,meqë motoja e sivjetme është Wi-Fi lidhje me natyrën, ne e filluam aktivitetin me një piknik ku edhe pastruam disa pjesë të natyrës në Malin Sharr- tha Sonja Gerbert, zyra e mjedisit pranë OKB-së Shkup.
Ndërkohë nga Organizata EcoGuerilla, theksojnë përmirësimin e ndotjes së ajrit, por sipas tyre vazhdon të mbetet shqetësuese çështja me deponitë e egra.
Kjo ditë si shumë të tjera që shënojnë kujdesin ndaj mjedisit e gjejnë Tetovën me shumë mbeturina dhe deponi të egër por me më pak ajër të ndotur që nga mbyllja e Jugohromit. Shifrat e fundit tregojnë se edhe gjatë prillit dhe majit ndotja ka qenë më e ulët, edhe pse ende është mbi mesataren që vjen si shkak I transportit publik, deponisë së egër dhe mungesave të tjera- tha Arianit Xhaferi, EcoGuerilla.
Përndryshe, problem akut sa I përket pastërtisë së ajrit në Tetovë mbetet edhe më tej deponia e egër në hyrje të qytetit, e cila edhe përkundër shumë premtimeve, vazhdon të mbetet pa zgjidhje.
Bashkim Sulejmani