Në ditën e 325-të që nga fillimi i agresionit ushtarak në shkallë të plotë kundër Ukrainës, forcat ruse nisën sot sulme të rënda me raketa ndaj objektivave civilë në Ukrainë. Sot në mëngjes, disa objekte civile dhe infrastrukturore u goditën në kryeqytetin Kiev, si dhe në Kharkiv në jug të vendit. Granatimet vazhduan pasdite me sulme në Dnipro.
“#Shteti anëtar i OSBE-së-terroriste RF vazhdon të kryejë sulme masive raketore në të gjithë Ukrainën tani. Raketat e armikut goditën objektet kritike të infrastrukturës në disa zona. Nën rrënojat e godinës së shkatërruar nga raketat e Federatës Ruse në Dnipro, ku edhe ka njerëz”- shkruan ambasadorja e Ukrainës, Larisa Dir në rrjetet sociale./Lajmi i plotë.