Nëpunësit policorë nga SPB Gazi Babë dje pas orës 17 pas masave të ndërmarra dhe aktiviteteve në një qendër tregtare në rajonin e Gazi Babës kanë kapur dy të mitur nga fshati Haraçinë, menjëherë pasi kishin kryer dy vjedhje të rënda. ndërsa tek ta janë gjetur gjërat e marra, informojnë nga MPB-ja.
“Dy autorët janë sjellë në Stacionin policor Gazi Babë dhe në prani të prindërve të tyre është kryer bisedë nga ana e inspektorëve për delikuencë për të miturit. Gjërat e marra u janë kthyer të dëmtuarve, ndërsa në koordinim me prokurorin publik për minorenë, pas kompletimit të materialit do të ngritet kallëzim përkatës”, kumtuan nga MPB-ja.



