Në Podgoricë sot u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së veriut, ku u konkludua se hapja dhe besimi mes dy vendeve mundëson hapësirë të pakufizuar për përforcim të lidhjeve në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.
Dy qeveritë, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, konkluduan se marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së veriut janë të mira dhe bazohen në parimet e miqësisë, , hapjes dhe besimit. Fakti se mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura në bazë politike mundëson hapësirë të pakufizuar për përforcim të lidhjeve në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.


